Një 35-vjeçar në Greqi është arrestuar nga policia pasi gjatë orëve të natës ka grabitur një pikë karburanti në Selanikun Perëndimor.
Mediat bëjnë me dije se 35-vjeçari grek rreth orës 02:00 është futur në pikën e karburantit dhe nën kërcënimin e shiringës ka marrë 200 euro dhe më pas është larguar.
Policia ka ngritur menjëherë disa pika kontrolli duke bërë të mundur arrestimin e tij një orë më vonë në rrugën Oreokastrou. /Abcnews.al


