Goditen 3 raste të lojërave të fatit

schedule14:12 - 18 Janar, 2019

schedule 14:12 - 18 Janar, 2019

Policia e Shtetit ka vijuar operacionet në të gjithë vendin për të zbuluar dhe ndëshkuar personat që ushtrojnë akoma aktivitetin e lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 3 raste në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë ku edhe janë proceduar penalisht 3 persona për organizim të lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht, F. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e subjektit të tij u gjetën dy tavolina pokeri dhe një valixhe me çipsa.

Në Elbasan u procedua M. A., 26 vjeç, pasi  në lokalin e tij u konstatua duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Atje u bllokuan katër aparatura dhe një njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për lojëra fati.

Ndërsa në Vlorë u procedua penalisht R. S., 25 vjeç. Në lokalin e tij iu gjetën dy paisje kompjuterike pa dokumentacion  të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit./abcnews.al