Teuta do të përballet me Skëndërbeun në kampinat në orën 13:45, në Kamëz.
Në këtë takim skuadrat vijnë me morale të kundërta, teksa durrsakët janë mposhtur nga Laçi në javën e fundit dhe kundër korçarëve do kërkojnë rikthimin tek fitorja, nga ana tjetër “ujqërit e dëborë” vijnë pas fitores me Kukësin dhe këtë herë do kërkojnë “kokën” e djemve të detit”.
Tarjneri i Teutës, Edi Martini do të ketë 4 mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje. Selmani. Aleksi, Jackson dhe Acquah do ta ndjekin këtë sfidë nga tribuna për shkak të pezullimeve me kartona. 3 prej tyre morën kartona të verdhë duke plotësuar kështu numrin e kartonëve, ndërsa Jackson u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit.
Trajneri Martini së bashku me stafin e tij kanë skicuar formacionin pa 4 titullarët, ndërkohë trajneri Migen Memeli ka përgatitur ‘kurthin” për durrsakët për të marrë fitoren e dytë në këtë kampionat.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko; Todorovski, Ivanoviç, Idrizaj, Kotobelli; Beqja, E. Vila; L.Vila, Kallaku, Gjorgjiev; Koubemba. Trajner: Edi Martini
Skëndërbeu: Rexhepi; Zguro, Vitija, Vangjeli; Meksi, Dumfur, Sadriu, Zhan Viktor, Mensah; Berisha. Trajner: Migen Memelli