Russiagate, Trump urdhëroi ish-avokatin të gënjejë

schedule13:08 - 18 Janar, 2019

schedule 13:08 - 18 Janar, 2019

Mediat amerikane raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar ish avokatin e tij Michael Cohen që të gënjente në dëshminë e tij para kongresit.  Ndërkohë delegacioni amerikan nuk do të jetë I pranishëm në forumin botëror të ekonomisë në Davos.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi ish avokatin e tij Michael Cohen që të gënjente në Kongres përsa i përket negociatave për ndërtimin e një Trump Tower në Moskë. Detajet janë në dokumentet që janë në dorën e prokurorit special që po heton për Russiagate, Robert Mueller.

Lajmi raportohet nga BazzFeed që citon burime hetimore. Trump ndër të tjera ka mbështetur dhe planin e Cohen për të vizituar Rusinë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale me objektivin për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

“Bëje të mundur “, i ka thënë kreu i shtëpisë së bardhë avokatit të tij

Ndërkohë bëhet e ditur se i gjithë delegacioni amerikan nuk do të marrë pjesë në forumin ekonomik botëror në Davos. Pjesëmarrja u anullua edhe për sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo dhe për sekretarin e thesarit Steven Mnuchin.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, e cila shpjegoi se arsyeja është shatdaun. Edhe Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të shkojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!