Mamaja e Kristinës nis të qajë: Çfarë i thashë vajzës në fillim të “T’ka mami yll”

schedule23:04 - 20 Nëntor, 2021

schedule 23:04 - 20 Nëntor, 2021

Performanca e Kristinës në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, e ka emocionuar mamanë e saj. Kjo pasi e bija u shfaq në rolin e një djali, si në interpretim ashtu edhe në paraqitjen fizike.

“Përpara se të fillonte emisioni, po i thosha Kristinës hajde bëjmë me mamin një foto se mami nuk ka çun”, tha mamaja teksa qante shumë e emocionuar.

Ky moment është pritur me shumë ovacione si nga publiku, ashtu edhe nga juria. Ndërkohë moderatorja, Ilda Bejleri i ka uruar shumë shpejt që të bëhet me një djalë. /abcnews.al/