Dejvi Bregu ishte i pari që shkëlqeu sot në ligën e dytë turke, duke realizuar dy gola me Boluspor, ndërsa pak orë më pas e morën skenën tre futbollistë të tjerë.
Njëri është Jurgen Bardhi, i cili ka shënuar një gol më vlerën e tre pikëve për Tuzlaspor në ndeshjen në transfertë kundër Genclerbirligi.
Për mesfushorin ky është goli i tretë në ligën e dytë turke. Gol sot ka shënuar edhe Jetmir Topalli në fitoren 4-2 që Istanbulspor mori ndaj Bursaspor.
Sulmuesi anësor realizoi golin e tretë, por skenën e ndau me Valon Ethemin, i cili asistoi në dy prej golave të skuadrës së Istanbulspor. / abcnews.al