Ish-deputeti i PD-së Endri Hasa ka reaguar në një postim në Facebook pas deklaratave të Sali Berishës nga Librazhdi, që e cilësoi Kryesinë e partisë më të madhe në opozitës ilegjitime dhe komuniste. Hasa ka këtë përgjigje për Sali Berishën.
“Kryesia është ilegjitime? Po kë nga versionet të besojmë? Sali Berisha e ka cilësuar sot komuniste mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së PD-së! E pavërtetë! Në 30 gusht 2021, kryesia u zgjodh me votë unanime të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Në një sallë ku morën pjesë mbi 400 anëtarë të Këshillit Kombëtar çdo propozim i Lulzim Bashës është votuar pa asnjë votë kundër.
Sali Berisha njësoj si çdo anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka votuar në atë mbledhje pro çdo vendimmarrjeje të propozuar pa shprehur asnjë rezervë. Madje madje, përzgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike për z.Berisha ka qenë konform praktikave të njëjta të ndjekura në forcat politike të qendrës së djathtë.
Çfarë ndryshoi më pas? Ju ftoj të ndiqni deklaratën që mban datën 6 shtator 2021, tre ditë përpara se Lulzim Basha të merrte vendimin për pezullimin e tij nga grupi Parlamentar” deklaron Hasa./ Abcnews.al