Prej 9 ditësh asnjë kontakt me familjarët, zhduket 28-vjeçari në Kolonjë

schedule12:49 - 19 Nëntor, 2021

schedule 12:49 - 19 Nëntor, 2021

Një 28-vjeçar në Korçë prej nëntë ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Mësohet se Sherif Mukaj është larguar nga banesa e tij në fshatin Starje në Kolonjë dhe që prej atëherë nuk dihet më gjë për të.

Prindërit e tij e kanë bërë kallëzimin në polici më 10 nëntor. Nga informacionet e deritanishme, i riu nuk ka qenë i evidentuar për probleme. /abcnews.al/