Vajzat ekselente shumicë, por djemtë folën më shumë, Rama: Çuna mami, kanë marrë urdhër

schedule12:17 - 19 Nëntor, 2021

schedule 12:17 - 19 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot “Medalje të Artë” për maturantët ekselentë, të cilët kanë dalë me rezultatet dhjeta në gjimnaz.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa kreu i qeverisë ka ndarë medaljet për secilin maturant. Gjatë këtij momenti, Rama nuk ka kursyer edhe batutat. Teksa ministrja e Arsimit, vis Kushi bëri me dije se 80% e ekselentëve janë vajza, Rama tha se ata që po zgjedhin të flasin janë më shumë djem.

Lexo edhe: Rama, medalje për maturantët ekselentë: Në familje të varfra kam takuar fëmijë që shkëlqenin në mësime

“Po ndodh diçka shumë e veçantë sot, zakonisht vajzat flasin e jo djemtë. Nuk ngeli djalë pa marrë fjalën. Mbase janë çuna mami që kanë marrë urdhër nga mami që dil atje dhe fol. Po shumë mirë, gjë e mirë është, kështu siç jeni katandisur në këtë vend këtu, merrni fjalën që të dukeni pak më shumë,” u shpreh Rama. g.v/abcnews.al