Mblidhet grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, koordinatorja e OKB: Shpresojmë që rasti i Fierit të mos përsëritet

schedule11:42 - 19 Nëntor, 2021

schedule 11:42 - 19 Nëntor, 2021

Grupi i deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” janë mbledhur sot në takimin e tyre të parë. Në nisje të këtij takimi janë zgjedhur edhe tre nënkryetaret e grupit të cilat janë Erisa Xhixho , Ina Zhupa dhe Desantila Tahiraj.

E para që mori fjalën ishte Fiona McCluney, koordinatore Rezidente e OKB-së në Shqipëri. Në fjalën e saj McCluney tha se në Shqipëri është rritur dhuna ndaj fëmijëve dhe se ringritja e këtij grupi është një përgjegjësi që deputetët marrin kundrejt fëmijëve.

Ajo u shpreh e sigurt se ky rol do të merret seriozisht ndërsa shtoi se fëmijë të sigurt sjellin edhe një ardhme të sigurt. Sa i përket rastit të fundit të ndodhur në Fier ku një fëmijë tetëvjeçar u rrëmbye dhe u vra barbarisht nga fqinji, koordinatorja e OKB nuk dëshiroi që të bënte komente.

Por, McCluney u shpreh se reagimi i qeverisë është vënë re dhe është marrë në konsideratë. /abcnews.al/