Emmanuel Petit zbulon se Zidane po mëson anglisht, mundësi për tek Man Utd?

schedule11:15 - 19 Nëntor, 2021

schedule 11:15 - 19 Nëntor, 2021

Manchester United  rikthehet në ndeshjen e Premierligës nesër kundër Watford  por është ende çështje jashtë fushës që dominojnë titujt e gazetave.

Ekipi i  Ole Gunnar Solksjaer humbi në derbin e Mançesterit para pushimit ndërkombëtar dhe spekulimet mbeten për pasardhësin e tij të mundshëm. Sipas raportimeve në Gjermani, Zinedine Zidane i ka thënë United se dëshiron të presë deri në verë përpara se të kthehet në menaxhim.

Megjithatë, ish-bashkëlojtari i Francës, Emmanuel Petit thotë se ish-trajneri i Real Madrid aktualisht po mëson anglisht. Për “Djajtë e Kuq” raportohet gjithashtu se po monitorojnë  lojtarin e RB Leipzig dhe yllin e kombëtare spanjolle, Dani Olmo./h.ll/abcnews.al