MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka deklaruar se nesër do të kenë takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ku do të bisedohet për masat e reja kufizuese.
“Është caktuar takim ku do të bisedojmë se çfarë masash do të vendosen. Do të dalim me propozime konkrete dhe më pas do t’i dorëzojmë në qeveri”, tha Filipçe duke shtuar se masat do të jenë më shumë për personat e pavaksinuar.
Filipçe deklaroi sot se vendi posedon me vaksina të mjaftueshme, andaj apeloi deri tek të gjithë ata të cilët edhe më tej hamenden, që të vaksinohen sepse kjo është mënyra e vetme për ta luftuar koronavirusin.