Nga Ajgena Korbi
Duhanpirja është shkaku kryesor për shtimin e të prekurve nga sëmundja obstruktive kronike e mushkërive. Rreth 14% e shqiptarëve vuajnë prej saj. Kryesisht janë burra mbi 40 vjeç, por vitet e fundit mjekët vënë re rritje të rasteve dhe tek gratë.
Sëmundja karakterizohet nga ngushtimi i rrugëve ajrore dhe mund të diagnostikohet përmes një testi të thjeshtë të spirometrisë.
Në ditën botërore të SPOKU-t Presidentja e Shoqatës së Pneumologjisë, Silva Bala apelon për të kontaktuar mjekun në rast se vini re këto shenja.
SPOK mban vendin e katërt për numrin e vdekjeve, dëmton cilësinë e jetës dhe ka kosto të lartë financiare.
Por pneumologia Silva Bala tregon se nëse kapet në kohë mund të shërohet plotësisht.
SPOK është shkaktar për mbi 3 milion vdekje në një vit në mbarë botën. Rreth 80% e tyre ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme./abcnews.al