Tragjedia në Hollywood ka marrë një tjetër kthesë, pasi skenaristi i “Rust”, Mamie Mitchel tha se në atë skenë nuk ishte parashikuar që të gjuhej me armë. Sipas Mitchel, skenari përfshinte 3 ngjarje por në asnjërën prej tyre nuk parashikohej që aktori të qëllonte.
Mitchell ka akuzuar Baldwin se nuk kishte kontrolluar nëse arma ishte e mbushur.
“Alec Baldwin duhet të kishte supozuar se arma në fjalë ishte e mbushur dhe duhej ta kontrollonte atë. “Ai nuk mund të besonte vetëm deklaratën e supozuar të ndihmësdrejtorit se arma ishte bosh”, thuhet në padi.
Kujtojmë se edhe shefi elektrik në xhirimet e filmit Rust, Serge Svetnoy, mik i Hutchins, ka ngritur një padi kundër Alec Baldwin. Ai fajësoi me zemërim “neglizhencën dhe joprofesionalizmin” për vdekjen e saj, duke vënë në shënjestër producentët.
/abcnews.al