Gruaja denoncon burrin, policët i shkojnë në banesë dhe ai u nxjerr pitbullin: Haji!

schedule14:24 - 18 Nëntor, 2021

schedule 14:24 - 18 Nëntor, 2021

Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Nikaia të Greqisë. Një grua 50-vjeçare telefonoi policinë se burri i saj 40-vjeçar po e dhunonte në banesë. Kur policët shkuan, ai doli me një pitbull dhe urdhëroi të “hante” punonjësit me uniformë.

Qeni u vërsul dhe kafshoi të dy policët. Sakaq, autori u arrestua. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pak pas orës 10:30. Pas një debati, 50-vjeçarja ka dalë nga shtëpia në rrugën Mainandru dhe ka shkuar në komisariat.

Kur dy policët mbërritën në shtëpi për ta vënë në pranga, ai doli me qenin e tij duke i bërtitur pitbullit “haji!”  Qeni iu bind dhe sulmoi të dy policët. Efektivët u dërguan në spital, ndërsa autori është arrestuar. g.v/abcnews.al