Ilaçi i antitrupave i prodhuar nga AstraZeneca siguron 83% mbrojtje kundër Covid për 6 muaj, sipas një njoftimi të kompanisë. Sipas provave klinike në gusht, ky trajtim i dhënë në formë injeksioni dhe i quajtur AZD7442 ose Evusheld, siguron 77% mbrojtje ndaj rasteve simptomatike pas 3 muajsh.
Sipas një studimi të kompanisë britaniko-suedeze , një dozë më e lartë e AZD7442 ul rrezikun e përkeqësimit të simptomave me 88% kur merret brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave.
/abcnews.al