Fevziu: Dosja e Balilit jo aq e rëndësishme sa statura që i është dhënë

schedule21:11 - 16 Janar, 2019

schedule 21:11 - 16 Janar, 2019

Vetëdorëzimi i “Eskobarit të Ballkanit” Klement Balili për gazetarin Blendi Fevziu ka qenë i paralajmëruar dhe ka ardhur në një moment kur ai i kishte bërë mirë llogaritë.

“Vetëdorëzimi i tij ishte i paralajmëruar. Ai ka pritur se çfarë ka dosja brenda, ka bërë llogaritë dhe është vetëdorëzuar. Ai ka dashur që ta kishte masë lehtësuese dhe është vetëdorëzuar. Ai i ka bërë llogaritë e veta në këtë pikë. Nuk ka lidhje me situatën politike. Dosja e Balilit nuk është aq e rëndësishme sa statura që i është dhënë Balilit.

Ambasada Amerikane ka këmbëngulur për kapjen e tij. Nuk e di nëse ambasada ka të dhëna shtesë më shumë sesa përmban dosja që ne nuk i dimë që e ka kërkuar për një kohë të gjatë arrestimin e Balilit.

Ambasada i ka qëndruar në kokë Shullazit, ka përmenduar emrin e Tahirit dhe të Balilit. Ambasada Amerikanë u është referuar emrave të cilët sipas saj duhej të ndëshkoheshin”./abcnews.al