Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio deklaroi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama se Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë brenda këtij viti.
Ai u shpreh se kjo do të jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Konfirmoj mbështetjen tonëe për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane për hapjen e negociatave para fundit të vitit. Kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë Ballkanin.
Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm t’i kemi operative idetë. Ne si italianë duam të jemi protagonistë të realizimit të tyre. Duam të japim një kontribut për rritjen e punësimit dhe forcës ekonomike”, u shpreh Di Maio. m.v/Abcnews.al