Studimi i ri: Kafeja dhe çaji mund t’ju “shpëtojnë” nga këto sëmundje

schedule17:49 - 17 Nëntor, 2021

schedule 17:49 - 17 Nëntor, 2021

Konsumimi i rregullt i kafesë ose çajit lidhet me një rrezik më të ulët të goditjes në tru dhe demencës, sugjeron një hulumtim i ri. Studiuesit, të cilët analizuan të dhënat e 500 mijë britanikëve arritën në përfundimin se ata që pinin dy filxhanë kafe dhe çaj në ditë ishin më pak të rrezikuar nga goditja në tru dhe demenca.

Shanset e tyre për të zhvilluar demencë ranë gjithashtu me 28 për qind, thanë studiuesit. Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin Mjekësor Tianjin dhe u botua në revistën PLoS Medicine. Megjithatë, studime të tjera kanë treguar se konsumi i tepërt mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje.

Një studim nga Australia i publikuar në korrik zbuloi se pirja e më shumë se gjashtë filxhanëve kafe në ditë i bën njerëzit 53 për qind më shumë të prirur të vuajnë nga demenca. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!