Nga Erblina Mile
Më shumë se gjysma e shqiptarëve e ngatërrojnë vlerën reale të lekëve.
Banka e Shqipërisë ka realizuar një anketë në bazë të cilës ka rezultuar se 54 % e qytetarëve e identifikojnë gabim vlerën e lekut
.Kjo ka krijuar shpesh herë konfuzion me çmimet dhe vlerat reale të transaksioneve të ndryshme.
Më problematike identifikimi i vlerës së lekëve është për disa kategori të veçanta.
Për të shmangur këtë problematikë Banka e Shqipërisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në universitete dhe në shkolla duke bërë apel që vlera e lekut të lexohet siç shkruhet në kartmonedhë.
Kjo problematikë ka nisur që në reformën monetare të vitit 1965 e cila solli zëvendësimin e kartëmonedhave të mëparshme Lek me kartëmonedha të reja, në raportin 10 me 1, duke ndryshuar në të njëjtën shkallë shprehjen e çmimeve, pagave dhe të çdo veprimi tjetër financiar./abcnews.al