Sulmuesi kryesor i Anglisë, Harri Kejn, do të mungojë për 2 muaj, pas dëmtimit të pësuar në Premier Ligë. Ylli 26-vjeçar rrezikon shumë objektivat e skuadrës së tij, Totenhemit, në Angli dhe në Champions.
Ishte ylli kryesor i skuadrës deri tani. Harri Kejn ishte simboli i golit për Totenhemin, duke udhëhequr skuadrën në një sezon të shkëlqyer, në Premier Ligë dhe në Champions.
Tashmë, skuadra londineze duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor të Anglisë, pasi ai do të mungojë të paktën për dy muaj, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Mançester Junajtidit.
Vizitat mjekësore treguan se Kejni kishte dëmtim të ligamentit në këmbë, një diagnozë jo shumë e favorshme.
Mediat japin alarmin për fatin e Totenhemit.
“Deili Meil”: Kejn nokaut! Totenhemi merr një goditje të tmerrshme me yllin e sulmit që do të jetë për 2 muaj jashtë fushave, pas dëmtimit në ligament!
Gazeta titullon me një pyetje: Kush do ta udhëheqë sulmin në mungesë të Kejnit, Jorente, Janseni, apo duhet blerë një lojtar tjetër?!
Kjo do të thotë se Totenhemi mund të jetë pa 26-vjeçarin në 13 ndeshje këtë edicion, në çdo kompeticion ku merr pjesë.
Ai nuk do të luajë shumë ndeshje në Premier Ligë, ku Totenhemi ende ka shpresë për titullin, por ku të paktën duhet të ruajë vendin në zonën Champions.
Po ashtu, ai nuk do të jetë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Ligës ndaj Çelsit, dhe në finalen e mundshme, nëse Totenhemi kualifikohet.
Për më tepër, pritet që ai të mos e ndihmojë dot skuadrën në Champions, në dy përballjet tepër të vështira ndaj Borusias së Dortmundit, kryesuese e Bundesligës gjermane.
9’ Totenhemi
13’ Junajtid
19’ Junajtid
24’ Totenhemi
31’ Anulohet gol I Totenhemit
44’ Gol Junajtidi
48’ Totenhemi
50’ Totenhemi
58’ Junajtid
62’ Junajtid
66’ Totenhemi
70’ Totenhemi
71’ Totenhemi
75’ Totenhemi
87’ Totenhemi./abcnews.al