Shtatë duele të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen sot, duke nisur nga ora 13:30. Partizani dhe Teuta, që i kanë fituar ndeshjet e para 1-0 kundër Besëlidhjes dhe Korabit do kërkojnë të zyrtarizojnë kalimin në çerekfinale.
Skënderbeu e Bylisi i kanë lënë llogaritë e hapura, pasi dueli i parë mes tyre përfundoi 1-1. Në grupin A nesër luhet Tirana-Dinamo, që plotëson katërshen çerekfinaliste nga ky grup.
Në grupin B Kukësi-Egnatia është dueli që tërheq më shumë vëmendjen. Rrogozhinasit e kanë fituar ndeshjen e parë 3-1 dhe janë favoritë për t’u kualifikuar, por verilindorët do tentojnë ta përmbysin.
Vllaznia e Laçi i kanë fituar ndeshjet e parë me Pogradecin e Tomorin, shkodranët 2-0 dhe kurbinasit 1-0, dhe sot do tentojnë të fitojnë edhe ndeshjet e dytë.
Kastrioti-Flamurtari, që u mbyll 0-0 në Vlorë, është ndeshja tjetër e Kupës që luhet sot. / abcnews.al