Kryeministri Edi Rama ka reaguar për krimin makabër të ndodhur në Fier, ku një 8-vjeçar u vra me lopatë nga fqinji i tij dhe më pas u mbulua me baltë. Gazetarët e kanë pyetur Ramën nëse do kthehet dënimi me vdekje për këto raste, por sipas Ramës kjo nuk do të zgjidhte problemin.
Me tej Rama, ka theksuar se Europa, po ashtu edhe Shqipëria e ka hequr prej vitesh dënimin me vdekje për shkak se të gjitha studimet tregojnë se kjo nuk parandalon ngjarjet kriminale.
Pyetje: Kur ka ngjarje të tillë, opinioni publik, kërkojnë dënimin e rikthimit me vdekje. Por duke pasur parasysh që mostra të tilla nuk do mungojnë. A do rishikohet kodi penal për pedofili dhe vrasje të këtij lloji. Të ketë burgim të përjetshëm. Dhe a do shikohet reforma për institucionet për kujdesin mendor. Nuk ka rehabilitim për ta.?
Rama: “E mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentit nga një pjesë e madhe e shoqërisë, por çështja e dënimit me vdekje është adresuar kohë më parë, nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë. Dhe në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para për heqjen e këtij dënimi. Bazuar në shumë analiza dhe shumë fakte. Kanë folur qartësisht që jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie, por edhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla.”
“Dënimi me vdekje nuk është i mundur dhe as nuk është shkop magjik për të parandaluar këto ngjarje. Këto ngjarje ndodhin në të gjitha shoqëritë.” tha Rama./abcnews.al/