Reperi i famshëm, Noizy ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8-vjeçar. Në një postim në Instagram, reperi shprehet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet pushkatuar.
“Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim për mostra si Klodian Çalamani dhe përdhunues. Le të na vonohet edhe ca vjet anëtarësimi në Europë ska gjë“, shkruan reperi. Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë.
LEXO EDHE: FOTO/ Ky është autori i vrasjes makabre në Fier, mori peng të miturin dhe e vrau me lopatë
Pas denoncimit të së ëmës, policia ka gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë. /abcnews.al