Dita e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka nisur me ndarjen e sfidave për spektaklin e javës në praninë e profesor Llaqi Nakos. Ka qenë pikërisht Albi Nako, i cili si gjithmonë ka treguar se cilët nga fëmijët do të përballen me njëri-tjetrin, duke shtuar edhe më shumë emocionet.
Më pas, të gjithë konkurrentët patën fatin të provonin me profesor Llaqin, lëvizjet që quhen “Abetarja e baletit klasik”. Ndërsa në fund, profesori vendosi të provonte edhe më shumë përmes disa lëvizjeve karakteristike katër nga vajzat konkurrente.
Një ditë kjo që do të mbetet gjatë në memorien e fëmijëve, edhe kur ata të rriten.
/abcnews.al