Travis Scott është shokuar nga pasojat e tragjedisë së Festivalit Astroworld në Houston të Teksasit ku humbën jetën 10 persona, përfshirë një djalë 9-vjeçar. Që nga incidenti shkatërrues, reperi është mbështetur tek partnerja Kylie Jenner për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Mediat e huaja shkruajnë se reperi është në një gjendje shoku ndërsa përpiqet vazhdimisht të qëndrojë në kontakt me familjet e të prekurve nga incidenti. Scott ka një dashuri të madhe për fansat e tij, pa të cilët nuk do të arrinte këtu ku është sot.
“Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performojë dhe të jetë para fansave të tij, kështu që ta shohësh atë në një gjendje shokuese të vazhdueshme ndërsa lajmet dhe paditë vazhdojnë të grumbullohen është shumë e vështirë për të dy”, tha një burim. /abcnews.al