Nëse situata e koronavirusit në Shqipëri përkeqësohet autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se do të vendosin “Green Pass” për të hyrë në bare dhe restorante.
Por këtë detyrim epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk e sheh si masën e duhur për të nxitur marrjen e dozave anti-covid, përkundrazi, ai mendon se tek disa grup-mosha mund të bëjë efektin e kundërt.
Mjeku analizon gjithashtu dy aspekte ku rregullat duhet të bazohen për të funksionuar. As në shtete që shkëlqejnë në këtë aspekt sipas epidemiologut përfitimet nga vendosja “Green Pass” nuk ishin domethënëse
Aktualisht në Shqipëri numri i të vaksinuarve me një dozë i ka kaluar 1 milion ndërsa dy dozat anti-covid i kanë marrë rreth 924 mijë persona. /abcnews.al/