Bozo: Ndërtimi në fokus, tragjedia e tërmetit të 2019 tregoi se kemi probleme, vëmendje dhe pensionistët

schedule13:21 - 16 Nëntor, 2021

schedule 13:21 - 16 Nëntor, 2021

Deputetja më e vjetër në parlament, Luljeta Bozo në fjalën e saj në seancën për buxhetin e vitit 2022, ka renditur disa kategori që duhet të jenë në vëmendjen e vendimeve të qeverisë.

Bozo është shprehur se ndërtimi është një ndër fushat që kërkon më shumë vëmendje nga ana e qeverisë, pasi tragjedia e nëntorit të 2019 tregoji se ndërtimet në vendin tonë janë pa cilësi dhe larg standardeve të kërkuara në fushën e ndërtimit.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është e rëndësishme që të krijohen institute kërkimore në këtë drejtim pasi do të ndihmojë në profesionalizmin e ndërtuesve, inxhinierëve dhe arkitektëve.

Problemi i parë është në fushën e ndërtimit që është dega kryesore për zhvillimin e ekonomisë, me këtë buxhet i jepet një rëndësi e veçantë infrastrukturës , rrugore, hekurudhore, ujore, menaxhimit të mbetjeve, sektorit të energjisë, zhvillimit të rrjeteve të komunikimit por që buxheti të japë rezultate duhet të japë dhe

Është urgjente të miratohet urdhri i inxhinierit dhe arkitektit që të mbrojë dhe sigurojë dhënien e lejeve për ndërtimin, kjo do të bëjë që të kemi profesionistë të vërtetë në këtë fushë. Ne pësuam një tragjedi në 2019 nga tërmeti pasi nuk ishin zbatuar rregullat e ndërtimit, por duket se ne nuk kemi zënë mend akoma, ndaj duhet që të ngulim këmbë në këtë drejtim. Kjo është e domosdoshme, pasi fondet e mëdha të miratuara për ndërtimin e tërmetit nuk do të zbatohet si duhet. Cilësia e ndërtimeve ishte një tjetër problem që u vu re nga tërmeti i nëntorit të 2019, ndaj është e rëndësishme që të rritet cilësia dhe kontrolli ndaj laboratorëve që japin miratimeve. Aksidentet janë një tjetër hallkë e rëndësishme dhe ndërtimi është një ndër faktorët që ka rolin e tij. Master plani për ndërtimin e infrastrukturës së Shqipërisë duhet që të ndërtohet në baza afatgjata, nëse ky rrjet rrugor do të ndërtohet në bazë të kësaj strategjie do të sigurojë sigurinë në rrugë.

Një tjetër pikë është se ne jemi vend i vogël, por kemi shumë mundësi për zhvillimin e degëve të shumta fitimprurëse, ndaj për këtë unë sugjeroj që të ngrihet një këshill profesionistësh në çdo lloj qeverie në mënyrë që qeveria të mund të zhvillojë politikat e saj

Në fushën e ndërtimit duhet më shumë se një institut kërkimi, pasi me një institucion nuk mund të azhornohen kuadrot e ndërtimit, por duhet një institut i ri ndërtimor që duhet të merret me standardet e ndërtimit dhe të zhvillimit. Është detyre e tyre që të shikojnë çmimet e manualeve, që rëndojnë kostot e ndërtimit”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera deputetja socialiste, ka theksuar se pensionistët janë një kategori që kërko vëmendje të shtuar, pasi marrin shuma qesharake që nuk kanë mundësi që të mbulojnë dhe shpenzimet e tyre jetike.

“Problemi i pensionistëve është një tjetër problem, ne kemi më shumë se 500 mijë pensionistë. Unë theksoj se një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak, ndaj mendoj që duhet të shikohet legjislacioni për pensionistët, një grup ekspertësh të analizojnë se sa është minimumi jetik i jetesës  dhe asnjë nuk mund të ketë një pensin të vogël Unë mendoj se duhet që të kontrollohet shërbimi shëndetësor falas, pasi nuk është gjithmonë i tillë, duhet që ilaçet të rimbursohen. Kemi dhe shumë pensionistë që kanë akoma kapacitete profesionale dhe duhet të shfrytëzohen. Buxheti i 2022 krijon frymë optimiste dhe do e çojë Shqipërinë përpara”, ka thënë Bozo./abcnews.al