Barcelona u stërvit për herë të dytë këtë javë, duke menduar për takimin e së shtunës me Espanyol . Xavi vazhdon të rikuperojë lojtarët gradualisht. Nëse dje ishin ndërkombëtarët spanjollë, sot radha e Marc-André Ter Stegen .
Gjermani vjen nga i përqendruari me ekipin e tij, me të cilin luajti 90 minuta në ndeshjen kundër Armenisë . Këtë sezon ai po kalon një periudhë të vështirë me Barcelonën . Kanë dalë kritikat e para për paraqitjet e tij, diçka me të cilën ai nuk është mësuar, të paktën në nivel klubi.
Përveç kësaj, disa lojtarë nga filiali u stërvitën me ekipin e parë. Ky ishte rasti i Mika Mármol, Álvaro Sanz, Lucas De Vega, Abde dhe Jutglà .
Disa futbollistë janë parë edhe dje duke punuar me grupin pas daljes nga lëndimi, siç është rasti me Pedri . Kanarina mund të jetë e disponueshme për përballjen me Espanyol. r.t/abcnews.al