Prej një kohe të gjatë aktojra Olta Gixhari i ka munguar teatrit. Shumë persona e pyesin aktoren dhe i kërkjonë që të kthehet në skenë. Por, në emisionin “Provokacija”, aktorja ka shpërthyer në lot dhe është shprehur se e ka marrë malli për Teatrin.
“Në gjithë intervitat e fundit që kam dhënë kur unë flas për biznesin tim të gjithë më pyesin Olta kur do të shohim në skenë. Shumë mirë le të bëhemi një grup me parrullën “Olta dua të të shoh në skenë”. Unë po mendoj të bëj një punë shumë të mirë në Teatër. Të paktën e kam një ëndërr. As nuk e mora vësh fare si më shpërtheu kështu. Më paska marrë shumë malli për tatrin. Do doja shumë që të përjetoja sërish një “Pamje nga ura” të dytë. Më ka marrë shumë malli. Është bukur të qash dhe është bukur të kesh ëndrra. Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuaja”.
Ndërsa e pyetur nëse do t’i ofrohej një rol ku do i duhej të diltë nudo është shprehur se nuk do e bënte.
“Kurrë në Shqipëri jo. Jo sepse duhen shumë rrethana që t’i të pranosh një gjë të tillë. Të dëgjosh aktorët përtej oqeanit intervistat që bëjnë dhe këto pyetje janë shumë qesharake dhe atje thonë patjetër që po. Dhe ne të shkretët themi patjetër që jo. Por nuk ia vlen, nuk ia vlen dhe ti më kupton shumë mirë dhe të gjithë më kuptojnë shumë mirë. Është e kotë të zgjatem. Në film e kam bërë aq sa është shumë normale”./abcnews.al