Nga Leontina Nika
Historia e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve tashmë do të rrëfehet në një muze. 5 studio europiane janë në garë për ngritjen e këtij muzeu në zonën historike të Vlorës, thekson ministrja Elva Margariti.
Së bashku me këtë muze vjen edhe një formë e re menaxhimi përmes ngritjes së fondacionit, një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe ADF.
Ky muze do të vijë për të treguar gjithashtu dhe një histori të hershme bashkëjetese mes dy popujve. Gjithashtu ky muze do të vijë për qytetarët si një besë e mbajtur për të treguar se si populli hebre gjeti tek ne mikpritjen dhe dyert e hapura duke i shpëtuar atyre jetën.