“Sistem TIMS për skanimin e vizitave në burgje”, Manja: Reforma në Drejtësi, realitet

schedule16:08 - 15 Nëntor, 2021

schedule 16:08 - 15 Nëntor, 2021

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit tha se Reforma në Drejtësi është bërë realitet. Me buxhetin e vitit 2022, Manja tha se mbështetja ndaj reformës shkon në 84 milion euro.

“Sot pohoj me bindje se vizionet e kësaj qeverie bëhen realitet me këtë buxhet dhe e tillë është reforma në drejtësi. Sot me këtë buxhet mbështetja për reformën shkon në 84 milion euro, ku përfshihen pagat e reja për SPAK dhe BKH. Është viti i 3 që qeveria parashikon rritje rrogash për punonjësit e policisë së burgjeve”, tha ai.

Duke folur për risitë që do zhvillohen me buxhetin e vitit 2022, Manja nënvizoi se do të ngrihet një sistem i ngjashëm me TIMS për të kontrolluar vizitat në burgje.

“Do ngremë një sistem të ngjashëm me sistemin TIMS për të kontrolluar vizitat në burgje. Buxheti i ministrisë së drejtësisë vjen në rritje për të gjitha institucionet në varësi të ministrisë”, tha më tej .