Peleshi i shqetësuar për sjelljen në Kuvend: Nuk e them me mburrje që jam politikan

schedule15:40 - 15 Nëntor, 2021

schedule 15:40 - 15 Nëntor, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ngritur  për sjelljen në Kuvend të të dy kampeve politike. Nga foltorja e Kuvendit, Peleshi tha se gjuha e përdorur lë shije të keqe, ndër theksoi se nuk e thotë me mburrje që është politikan.

“Nuk presim duartrokitje nga opozita dhe natyrisht qeveria kur prezanton buxhetin e  ka të legjitimuar ta shoqërojë me optimizëm. Ju mund të mos e thoni që është një arritje historike për rritje pagave për të gjithë ushtarakët, që do të kenë 30% më shumë të ardhura në buxhet. Ju thoni që ky buxhet nuk sjell asgjë. Ja pra që kemi një sektor ku kemi një rritje 30% për të gjithë. Kemi një rritje të buxhetit prej 32% në total, 102% në zërin e investimeve. Është normale që të mos i lexoni ju këto shifra.

Por ajo që na lë shije të keqe është që debati politik bëhet sikur ne të jemi jo ligjbërës por ligjzbatues. Deri në vitin 2013 kishte njëfarë justifikimi gjuha e ashpër sepse e pranonim të gjithë bashkë që kishim një drejtësi të paformuar. Për këtë arsye iu futëm punës së bashku për ta reformuar sistemin. Një pjesë e madhe ka dalë jashtë sistemin për shkak të vettingut. Kur do ndahemi ne si klasë nga kjo histori. Kur do bëjmë politikë për politika dhe jo akuza dhe kundër akuza, kur do ta ndalojmë që ne të na vi turp kur themi që jam politikan. Unë nuk e them dot me mburrje që jam politikan. Harrojmë që biem të gjithë në këtë peng. Nuk mund të pretendojmë që në krahun e majtë janë djajtë dhe në të djathtën engjëj. Jemi shqiptarë, klasa politike shqiptare. Na takon që nga një legjislaturë te tjera të bëjmë hapa përpara. Disa hapa ju mund ti bëni më mirë s ene, por për këtë duhet të bindni popullin. Kur ju nuk merrni votat nga populli thoni e ka gabim,” u shpreh Peleshi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!