Buxheti 2022/ Basha: 113 milionë euro për PPP-të, këmbëngulni ta vendosni në funksion të klientëve të qeverisë

schedule11:06 - 15 Nëntor, 2021

schedule 11:06 - 15 Nëntor, 2021

Teksa kryeministri Edi Rama prezantoi disa nga pikat kryesore të buxhetit 2022, kreu i PD-së nga foltorja e Kuvendi ka thënë se ky buxhet ndikon rëndë në xhepat e shqiptarëve.

Sipas tij në Shqipëri është krijuar një spirale varfërie e largimi që vijon prej 8 vitesh. Më tej Basha ka theksuar se buxheti nuk reflekton asnjë hall të shqiptarëve.

Kreu i PD-së ka deklaruar se ky buxhet vitin e ardhshëm do të japë me PPP për 5 oligarkë, 113 milion euro. Sipas Bashës kjo është dyfishi i indeksimit të pensioneve.

“Është ai që përcakton veprimin ekonomik që prek jetët tuaja. Pse kjo seancë mbart një rëndësi të veçantë. Këtu vendosin se si dhe sa do të nxjerri e do shtrydhi nga xhepat tuaj. Javët e shkuara keni ndjekur përfaqësues të PD me komisionet duke argumentuar kundërshtinë tonë me atë projekt buxhet të paraqitur. Sot dhe nesër diskutohen në këtë sallë. Një kundërshti që ne e kemi dhënë në paradhënie dhe nuk kemi qenë të vetmit.

“51% janë në rrezik varfërie. Më e larta në Ballkan dy herë më e lartë se Europa. Shqipërisë ju shtuan 28 mijë deri në 112 mijë të varfër. Këto janë jetë të shkërmoqur.”

“Këta këmbëngulin në mënyrë tinzare të vendosin buxhetin në funksion të klientëve të Qeverisë. Nëpërmjet PPP. Gjithçka tjetër është mashtrim. Çmime që parakalojnë këtë indeksim të rrogave dhe pensioneve. Valë e madhe e njerëzve që janë zhytur në varfëri në këto dy vite. Nuk është kërkuar shpëtimi për tu largua, por ky nuk ka asnjë plan për ju. Plani kryesor është hapja e thesit për oborrtarët e qeverisë. 113 milion euro për 5 njerëz, 6 maksimumi. 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve. Do i marrin ata 5 oligarkë për PPP, vitin e ardhshëm.” tha Basha. /abcnews.al/