Daniel Braholli, 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në rrugën e ish-Kënetës, ka pretenduar pafajësinë, përpara trupit gjykues ku është njohur me masën e sigurisë. Ai i tha trupit gjykues se rruga ishte e pandriçuar dhe po lëvizte me 40 kilometra në orë. Ai gjithashtu tregoi se një makinë tjetër i ka dalë para dhe devijoi nga rruga.
Në atë moment sipas tij, i dolën para dy gratë, të cilat u përplasen për vdekje, megjithëse kishte frenuar. Gjykata megjithatë vendosi arrest me burg për Brahollin, i cili akuzohet si shkaktar i aksidentit ku humbën jeten Sabrie dhe Bukurie Cufaj, në afërsi të rreth-rrotullimit të ish-Kënetës./abcnews.al