Ulen temperaturat, si parashikohet moti për sot

schedule07:32 - 15 Nëntor, 2021

schedule 07:32 - 15 Nëntor, 2021

Vijon ndikimi i vranësirave të dendura mbi republikën e Shqipërisë duke sjellë herë pas here zhvillim të tyre shoqëruar me shira afatshkurtër, nuk do të mungojnë herë pas here as intervalet me kthjellime kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata do të sjellin spostim të vranësirave drejt zonave lindore. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur ekstremumet ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor- Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2 Ballë.

Rajoni

Italia Jugore dhe Brigjet greke do të paraqiten me vranësira dhe rrebeshe shiu si pasojë e qendrës ciklonare në Mesdhe. Po ashtu Vendet e Europës lindore vijon me temperatura relativisht të ulëta shoqëruar me reshje dëbore.

Ndërsa me kthjellime do të paraqitet gjithë pjesa tjetër e kontinetit. Konkretisht me diell mbetet: Europa Veriore, Qendrore dhe ajo Jugperëndimore.

Kosova

Kthjellimet mbizotërojnë deri në mesditë, kur në zonat Jugore dhe jugperëndimore shfaqen vranësira kalimtare dhe gradualisht përfshijnë gjithë republikën e Kosovës. Por sërish orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 4°C në 16°C.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në të gjithë RMV dhe pse nuk rrezikohen reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!