India po përballet me një tjetër situatë problematike, krahas pandemisë, pasi në Delhi shkollat janë mbyllur për një javë për shkak të smogut. Vendimi është njoftuar nga kreu i qeverisë së shtetit indian Arvind Kejriwal.
All schools, colleges and educational institutes in Delhi to remain shut next week as pollution levels hit emergency level.
— Manish Sisodia (@msisodia) November 13, 2021
“Institucionet nuk do të hapen për të parandaluar rrezikun me të cilën mund të përballen fëmijët për shkak të ajrit të ndotur”, tha ai.
Sipas të dhënave, nivelet e ndotjes arritën në 437 në një shkallë prej 500, sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit. Rikujtojmë se shkollat në Delhi u rihapën në fillim të nëntorit pas mbylljes për shkak të pandemisë.
/abcnews.al