Greqia në avantazh ndaj Kosovës, Portugalia dhe Spanja i mbyllin pjesët e para në barazim
Kosova ka mbyllur pjesën e parë në humbje ndaj Greqisë me rezultatin 1-0. Loja ka qënë pothuajse e barabartë por qarkullimin e topit e poseidon më shumë Greqia. Në minutën e 45′ Greqia shënoi golin e avantazhit.
Portugalia gjithashtu ka mbyllur pjesën e parë në barazim ndaj Serbisë me rezultatin 1-1. Golin e parë e shënuan portugezët me Sanchez pas një gabimi të mbrojtjes serbe. Pas atij gabimi serbët filluan të reagonin duke tentuar të çanin mbrojten portugeze dhe në minutën e 33′ shpërblehen me një gol të Tadiç ku goditja ishte shumë e fortë dhe portierit i iku prej duarsh.
Spanja nuk ka arritur të gjejë golin në pjesën e parë ndaj Suedisë. Të dyja ekipet e mbyllën pjesën e parë pa gola duke lënë çdo gjë të hapur për pjesën e dytë./h.ll/abcnews.al