Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një peshkatar, banor i Elbasanit. Viktima i identifikuar është Nazmi Peqini, 75 vjeç. Trupi i pajetë u pa nga banorë të rastësishëm që njoftuan policinë. Nga të dhënat paraprake rezulton se nuk ka shenja mbi trupin e të ndjerit. Megjithatë ai do t’i nështrohet ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Trupi u dërgua në morgun e spitalit të Elbasanit. /abcnews.al
Gjendet i mbytur peshkatari
schedule13:08 - 15 Janar, 2019
schedule 13:08 - 15 Janar, 2019