Mbi 8 mijë raste në 24 orë në Itali

schedule14:34 - 14 Nëntor, 2021

schedule 14:34 - 14 Nëntor, 2021

Italia regjistroi 53 viktima dhe 8, 544 raste në 24 orë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Vendi ka shënuar 132,739  viktima që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt 2020, numri i dytë më i lartë i të vdekurve në Europë pas Britanisë dhe i nënti më i madhi në botë. Vendi deri më tani ka regjistruar 4.8 milionë raste.

Rreth 540,371 teste janë kryer në 24 orët e fundit krahasuar me 498,935 në 24 orët e mëparshme, tha Ministria e Shëndetësisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!