Ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” kanë ardhur në momentin e duhur për skuadrën e Vllaznisë, sepse në pushim për shkak të kombëtareve ka arritur të përgatisë skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme për të arritur te rezultatet pozitive, të cilat kanë munguar në ndeshjet e fundit.
Shkodranët kanë marrë një lajm pozitiv sa i përket rikthimeve të futbollistëve të cilat kanë qenë të dëmtuar.
Dy lojtarë kanë arritur të rikuperohen dhe të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës. Bëhet fjalë për mbrojtësin malazez Darko Bulatovic i cili ka vijuar të stërvitet normalisht.
Sulmuesi brazilian Kaina është vënë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric, i cili ka arrit të rikuperohet dhe të stërvitet me skuadrën. /f.a/abcnews.al