Një i moshuar ndodhet rëndë në spitalin e Fierit pasi u përplas nga një makinë. Ai ishte duke levizur me biçikletë në qytet kur një makinë e mori para.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit është ndaluar deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, kurse i plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë./abcnews.al