Dëmtimi kundër Anglisë detyron Kumbullën të kthehet në Romë

schedule09:16 - 14 Nëntor, 2021

schedule 09:16 - 14 Nëntor, 2021

Marash Kumbulla ishte titullarë në ndeshjen kundër Anglisë të luajtur të premten në “Wembley”, ku kombëtarja jonë e humbi me rezultatin 5-0, takim i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Në këtë takim mbrojtësi u dëmtua kur kishte luajtur vetëm 17 minuta lojë, dhe dëmtimi që mori nuk e lejoi të vazhdonte të luante.

Kumbulla pritet të rikthehet në Romë sepse dëmtimi që mori është më serioz seç u mendua në fillim, dhe në ditët në vazhdim pritet të bëjë edhe analizat mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimin dhe sa kohë do i duhet të rikuperohet.

Ky është një moment JO për Kumbullën i cili në ndeshjet e fundit me Romën nuk i ka marrëdhëniet mirë me trajnerin Jose Mourinho që e ka kritikuar shqiptarin për paraqitje të dobët. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!