“9500 vaksina për gripin”, Basha me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve: Alarm për mungesë të barnave

schedule13:20 - 4 Nëntor, 2020

schedule 13:20 - 4 Nëntor, 2020

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me Urdhrin e Farmacistëve.

Basha theksoi se nëse autoritetet do të kishin reaguar me përgjegjësi shumë problematika do të ishin shmangur.

“Edhe farmacistët, por edhe zinxhiri furnizues kanë vështirësi të mëdha, ndërsa jemi në nisjen e një vale të dytë. Mjekët kanë qenë në vijë e parë të përballjes me pacientët me COVID-19. 2 farmacistë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë. Qeveria po mundohet të gjejë fajtorin dhe kërkon të na përballë me akuza të padrejta për të fshehur dështimin. Janë hedhur akuza edhe ndaj farmacistëve”, tha Basha.

Kryedemokrati, theksoi se ka mungesë të barnave, ndërsa shtoi se as në Tiranë dhe as në rrethe nuk ka asnjë dozë vaksine për gripin.

“Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme. Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet”, tha Basha.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma tha se nuk kanë një akt normativ që të vendosë raportin lidhës dhe identifikues midis përfshirjes dhe dhënies së barit për situatën që po kalojmë.

“Nga farmacistët kërkohej shumë por nuk kishte asnjë hallkë për të përcjellë problemet e farmacistëve. Gjithë këtë periudhë kanë përcjellë problematikat e tyre. Kemi bërë deklarata në mënyrë të vazhdueshme qoftë lidhur me mospërfaqësimin tonë. Ngërçe apo situata të pasqaruara vazhdojmë t’i kemi edhe sot e kësaj dite. Ende edhe sot farmacistët nuk e kanë të formëzuar mënyrën standarde për një recetë”, u shpreh ajo.

Ndërsa Gazment Koduzi tha se tarifa e infermierit privat në shtëpi, shkon 100 mijë lekë në ditë.

Ai gjithashtu u shpreh se për sigurimin e barnave qeveria duhet të ketë rol rregullator.

“Duhen negocime të ndryshme për të siguruar një sasi të caktuar antiviralësh, sidomos për vaksinat e gripit të stinës. 9500 vaksina janë importuar dhe tregtuar në mënyrë të menjëhershme edhe pse u theksua se do të ishin 300 mijë të tilla”, tha ai.

Sakaq Basha tha “Remdesevir” është më çmime katastrofike në treg të zi.

Sakaq farmacistët shtuan: Ajo çfarë duhet të bëhet për antiviralet fillimisht është regjistrimi ose dhënia e autorizimit për import që të mos futen në të zezë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!