“95% e procesit, pa përfshirjen e njeriut”, Rama: Po përgatisim një model të prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale

schedule13:02 - 21 Mars, 2025

schedule 13:02 - 21 Mars, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se po përgatitet një model unik i prokurimeve, me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Ai theksoi se synimi është që 95% e të gjithë procesit të ndiqet nga Inteligjenca Artificiale.

“Po përgatisim një model unik të prokurimeve publike me Inteligjencën Artificiale. Është i pari model që do të mbulojë 95% të procesit, pa përfshirjen e njeriut. Ne po mundohemi dhe po e bëjmë këtë në bashkëpunim me Mira Muratin dhe grupin e saj, si dhe me Microsoft, që këtë kemi një model me përfshirjen e të gjithë  procesit. Po punojmë për të futur dhe Inteligjenca Artificiale në kadastër më pas”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!