Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“95% e Pokrovskit në duart e Rusisë”, Krisafi: 700 ushtarë ukrainas të bllokuar në “xhepin e vdekjes”

schedule21:30 - 10 Nëntor, 2025

schedule 21:30 - 10 Nëntor, 2025

Luftimet në lindje të Ukrainës po intensifikohen, ndërsa qyteti strategjik i Pokrovskut po bie pothuajse plotësisht në duart e forcave ruse.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, deklaroi se mbi 95 për qind e qytetit tashmë kontrollohet nga ushtria ruse, gjë që konfirmohet edhe nga pamjet satelitore.

Sipas tij, ushtria ukrainase po përpiqet të zhvillojë një ofensivë për të shpëtuar rreth 700 ushtarë të bllokuar në zonën mes Pokrovskit dhe Myrnohradit, një territor që ekspertët e kanë quajtur “xhepi i vdekjes”.

Krisafi shtoi se përveç zhvillimeve në lindje, edhe në frontin jugor, veçanërisht në Zhaporizhzhia, Rusia ka bërë përparime të ndjeshme, duke detyruar trupat ukrainase të tërhiqen nga disa fshatra strategjikë.

“Ka dy gjëra shumë të rëndësishme që po ndodhin me luftën Rusi Ukrainë. Pokrovsk ka rënë pothuajse 95% në duart e Rusisë, këtë e tregojnë edhe pamjet satelitore. Ka një përpjekje nga ushtria ukrainase për të bërë një ofensivë për të shpëtuar ushtarët që janë të bllokuar.

Gjithë lufta bëhet për atë xhepin mes Pokrovskit dhe Myrnohrad-it. Është ulur numri i ushtarëve ukrainas të bllokuar. Disa kanë dalë, ata që tentonin të dilnin nga rruga e vetme, një autostradë, goditeshin nga dronët rusë. Vetë rusët e quajnë si “rruga e vdekjes”. Të bllokuar në xhepin mes Pokrovskit dhe Myrnohrad-it janë rreth 700 ushtarë ukrainas.

Zhvillimi tjetër shumë i rëndësishëm që po ndodh në Ukrainë, është në zonën jugore, ku ka pasur një përparim të madh nga ushtria ruse, si në Zhaporizhzhia. Kjo tregon që ushtria ukrainase po tërhiqet nga këto fshatra duke i lënë të pambrojtura”, tha Krisafi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!