91 milionë familje evropiane mbajnë të paktën një kafshë shtëpiake, shumica janë mace

schedule16:02 - 7 Gusht, 2023

schedule 16:02 - 7 Gusht, 2023

Rreth 91 milionë familje evropiane, që është 46 për qind e numrit të përgjithshëm, mbajnë të paktën një kafshë shtëpiake, sipas raportit të FEDIAF për vitin e kaluar.

Shumica janë macet, deri në 127 milionë. Kjo pasohet nga 104 milionë qen, 53 milionë zogj, një grup prej 29 milionë “gjitarësh të vegjël” që përfshijnë lloj brejtësish, derra gini, lepuj… Më pas 22 milionë peshq akuariumi dhe 11 milionë breshka dhe lloje të tjera sihardhuca, gjarpërinjtë.

Industria e ushqimit për kafshët shtëpiake thuhet se po rritet me një normë vjetore prej 5.1 për qind dhe aktualisht vlen 29.1 miliardë euro.

Kësaj i duhet shtuar edhe vlera e pajisjeve shtesë për kafshët shtëpiake dhe shërbimeve që lidhen me to, që është 24.5 miliardë euro të tjera, rritje vjetore prej 4.5 për qind.

Industria evropiane e ushqimit për kafshët shtëpiake punëson drejtpërdrejt 118,000 njerëz, ndërsa 950,000 të tjerë punojnë në mënyrë indirekte në industri.

Të dhënat e raportit tregojnë se shumica e familjeve kanë mace si kafshë shtëpiake në Rusi, gjithsej 23.2 milionë. Gjermania pason me 15.2 milionë mace.

Më shumë qen si kafshë shtëpiake janë, përsëri, në Rusi 17.6 milionë. Britania e Madhe pason me 13 milionë qen.

Zogjtë dekorativë për kafshët shtëpiake janë më të dashur nga italianët. Ata kanë rreth 12.9 milionë të tilla. Më pas Turqia me 11.3 milionë.

Britanikët mbajnë më shumë peshq në akuarium, ata kanë rreth tetë milionë të tillë. Rusia pason me më pak se gjysmën e këtij numri 3.75 milionë.

Ka më shumë lepuj dhe kafshë të tjera të vogla nga ky grup si kafshë shtëpiake, përsëri në Rusi, 6.6 milionë. Dhe më pas në Gjermani 4.9 milionë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!