Politika ka zhvilluar tubime dhe mitingje gjatë fushatës. Nga ana tjetër qytetarët janë gjobitur për mosmbajtjen e maskave. Nga tetori i vitit 2020 deri në muajin maj janë penaliziaur 91 mijë persona.
Një gjobë është 3 mijë lekë dhe me një llogari të thjeshtë, shteti duhet të vjelë 273 milionë lekë të reja. Më të penalizuarit janë qytetarët e Tiranës. Kjo edhe për shkak të numrit më të lartë që ka për nga popullsia. Pasohet nga qytetarët e Durrësit, Elbasanit e Vlora.
Vendosja e gjobave për qytetarët kanë qenë si për mosmbajtjen e tyre në ambiente të mbyllua e ato të hapura. Një numër i konsideruar gjobash për mosvendosje maske, ka pasur edhe ndaj qytetarëve që lëviznin në automjete me më shumë se 2 persona, por nuk kanë pasur lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
Më herët, para muajit tetor të vitit të kaluar, qeveria fali çdo gjobë të vënë për mosrespektim të masave anti-covid. Komiteti i Ekspertëve vendosi se nga 1 qeshori mbajtja e maskës të mos jetë e detyrueshme në ambiente të hapura. /abcnews.al/