90 metra vrapim, për të realizuar gol në “El Clasico”, Alaba: E ndieja që do shënoja

schedule13:40 - 25 Tetor, 2021

schedule 13:40 - 25 Tetor, 2021

David Alaba ishte mbrojtësi që i hapi rrugë fitores së Real Madridit përball Barcelonës.

Me golin e shënuar në “El Clasico” e tij të parë Alaba nuk mund të kishte ëndërruar më mirë se kaq. Debutim me Realin dhe gol Barcelonës, për t’u shndërruar kështu në protagonistin kryesor të takimit mes gjigandëve spanjoll.

Nëse syri ynë është mësuar të shikojë gola spektakolarë nga sulmuesit, këtë herë syri ynë ka parë një mbrojtës që vrapon si i “çmendur” për rreth 90 metra për të shënuar një “silurë” që edhe sulmuesit më të mirë në botë do ta kishin zili.

Pas këtij goli ka folur edhe Alaba duke u shprehur se është shumë i lumtur që arriti të shënonte në “El Clasico”, e aq më tepër në klasikon e parë të tij. Mbrojtësi e kishte ndierë diçka të tillë prandaj nuk ishte edhe shumë i surprizuar.

“Të them të drejtën është një kënaqësi e veçantë, një ndjesi e mrekullueshme pas kësaj fitoreje. Klasikja ime e parë, goli im i parë dhe mbi të gjitha fitore. Nuk ka më bukur se kaq. Jam i lumtur për këtë që po përjetoj. Ekipi është i pari, jam i lumtur sepse në fund e kemi arritur objektivin për të cilin kishim ardhur në Barcelonë.

Alaba ka komentuar edhe golin e tij. “Kjo është çështje instinkti. Gjithnjë e kam atë ndjesinë kur duhet të shkoj ose nuk duhet të lëviz… E ndjeja se do të shënoja, ndaj u nisa dhe nuk e mendova dy herë. Jam i bindur se kjo është diçka instiktive.

Jemi mbrojtur mjaft mirë. Ata kanë pasur zotërimin e topit dhe nuk ishte e lehtë. Por kemi qëndruar mirë në fushë dhe për më shumë kemi qenë gjithnjë të qetë. Kjo është një cilësi mjaft e mirë që kemi, nuk nervozohemi asnjëherë”, deklaroi Alaba. /f.a/abcnews.al