Partia Socialiste do të mbledhë nesër Kryesinë për të vendosur për emrat e kandidatëve për 61 bashkitë vendit edhe pse pritet që 90% e skuadrës të mos ndryshojë.
I ftuar në studion e “Tirana Live”, ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se situata e PS është krejt ndryshe nga ajo e PD duke theksuar se mazhoranca i ka të qartë emrat e kandidatëve, madje sipas tij edhe aty ku flitet që ka debat, realisht nuk ka.
“Korrespondetja që flet nga PD është e vakët ajo nga PS bën një panoramim shumë të gjerë.
Kur të dal nga studio do ta shoh nëse është një tension i linjës editoriale e televizionit apo është varfëri nga selia e PD.
Problemi është se PS ka komoditetin që të ndërtojë listat pa qenë nevoja për të bërë debate.
Madje kur thuhet që ka debate, aty ku partia ka kontroll të rreptë, aty nuk ka debate. Kështu nuk besoj te debatat që kanë një drejtim të fortë, që është në pushtet dhe që kontrollon jetën e institucioneve të vendet.
Situata është shumë e ndryshme mes partive”, u shpreh Topi.
Në fund ai foli edhe për rezultatet e mundshme që pritet të dalin në zgjedhjet e “14 Majit” duke thënë se Partia Socialiste i parashikon më mirë rezultatet se sa ajo Demokratike dhe beson se edhe në këto zgjedhje ata do t’i afrohen rezultatit të parashikuar.
“Unë jam një profil politik i djathtë dhe ajo që unë kam parë më shumë pozitivitet ka qenë kalkulimi i rezultatit dhe më ka rezultuar që strukturat e specializuara në krahun e PD kanë ditur ta parashikojnë rezultatin më mirë se sa ne.
Kjo tregon për një organizim më të mirë. Kur bëj këtë afirmime, partitë që janë në opozitë duhet të dinë ta marrin rezultatin jo me deklarata, por me vizion dhe disipline dhë në fund fare ky rezultat nuk vjen rastësisht.
Fuqia e tradicionit politik shqiptar është te PS dhe PD, përderisa mazhoranca e thotë me siguri, eksperienca tregon që ata i afrohen këtij rezultati”, përfundoi Bamir Topi.r.t/abcnews.al